Si të aplikoni për leje ndërtimi Online

Postuar më: 15 Shkurt 2017
Si merren tashmë lejet e ndërtimit? Si funksionon aplikimi online? Çfarë dokumentacioni paraqitet dhe çfarë procedurash ndiqen? Çfarë është nënshkrimi elektronik dhe si mund të aplikohet për të? Këto janë disa nga pyetjet më të shpeshta në lidhje me mënyrën e re për pajisjen em eleje ndërtimi “E-Leja” e ndërtimit.

Informacion mbi nënshkrimin elektronik për qytetarë

Postuar më: 14 Shkurt 2017
Të gjithë qytetarët që janë të interesuar të aplikojnë për leje ndërtimi përmes sistemit elektronik të lejeve mund të identifikohen në portalin e-Albania si dhe të nënshkruajnë elektronikisht formularin e kërkesës për leje ndërtimi nëpërmjet Kartës së Identitetit.

Lejet e Ndërtimit Online - Shërbimi e-Leje

Postuar më: 19 Tetor 2016
Nga 1 shtator 2016, aplikimi për leje ndërtimi në të gjithë Shqipërinë është i detyrueshëm vetëm në mënyrë elektronike. Prej kësaj date, çdo qytetar apo biznes duhet të aplikojë vetëm në portalin e-Albania, për t'u pajisur me lejhttp://www.azht.gov.al/files/news/big_eleje_cover_01_img_large_slider.jpge ndërtimi...

Nënshkrimi Elektronik

Postuar më: 13 Tetor 2016
Për të aplikuar për nënshkrimin elektronik duhet të ndiqen këto hapa: 1. Formulari i aplikimit -Formulari AdministratePublike; Formulari eLeje; 2. Kërkesë zyrtare drejtuar AKSHI-t për pajisje me nënshkrim elektronik; 3. Fotokopje e Kartës së identitetit (ID Card); 4. Fotokopje e Licencës (në rastet kur aplikuesi është ekspert, inxhinier, projektues, etj); 5. e-token (USB Cryptographic Token).
Si merren tashmë lejet e ndërtimit? Si funksionon aplikimi online? Çfarë dokumentacioni paraqitet dhe çfarë procedurash ndiqen? Çfarë është(...) 15-02-2017