Plani Kombëtar Sektorial (PKS)

PLANI TIRANE-DURRES 

 

 

 

Plani Tiranë-Durrës është pjesë integrale e Planit të Përgjithshëm Kombëtar. Tirana dhe Durrësi janë qytete që kanë patur një zgjerim në shtrirjen e tyre dhe tendenca është që këto qytete të takohen. Zona ndërmjet është një nga zonat që ka patur një zhvillim të vrullshëm formal dhe krysisht informal. Zhvillimet kaotike dhe pa vizion kanë dëmtuar rëndë peisazhin natyror, prandaj lind nevoja për një plan të integruar dhe me një vizion të qartë.

Plani Tiranë-Durrës do të orientojë përdorimin dhe shfrytëzimin e kësaj zone si dhe do të krijojë infrastrukturën e përshtatshme për një zhvillim të qëndrueshëm. Qëllimet që synon të përmbushë Plani Tiranë-Durrës jane:

  • të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe të burimeve natyrore,
  • të vlerësojë potencialin aktual e perspektiv për zhvillim të territorit, në bazë të balancimit të burimeve natyrore, të nevojave ekonomike e njerëzore dhe interesave publike e private,
  • të nxisë veprimet e duhura për mbrojtjen, restaurimin dhe rritjen e cilësisë së trashëgimisë natyrore e kulturore dhe për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike dhe të peizazhit,
  • të mundësojë të drejtën e përdorimit e të zhvillimit të pronës, në përputhje me interesat e shoqërisë, instrumentet planifikuese dhe legjislacionin,
  • të krijojë kushte të përshtatshme e të drejta dhe shanse të barabarta për banim, veprimtari ekonomike e sociale për të gjitha kategoritë sociale, kohezion ekonomik e social dhe gëzim të të drejtave të pronësisë..

MATERIALE BASHKANGJITUR

 

Vendim KKT nr.1 date 09.12.2017

Vendim KKT nr.2 date 14.06.2016

Vendim KKT nr.3 date 14.06.2016

Vendim KKT nr.2 date 26.07.2018 Per miratimin e planit kombetar per sektorin e gazit (master planit te sektorit te gazit per Shqiperine)

Projekt Vendim KKT nr.1 date 26.07.2018 Per shpalljen e zonave me perparesi zhvillimin e turizmit

“Salla Ovale”, Pallati i Kongreseve. Më datë 20 Nentor 2018, ditën e Marte ora 17:30 – 18:30 , do të zhvillohet Mbledhja e radhës e(...) 20-11-2018