Aplikimi

Zhvilluesi do të aplikojë në AZHT për leje zhvillimi/ndërtimi dhe AZHT koordinon me institucionet përgjegjëse për lëshimin e miratimeve dhe lejeve përkatëse. Kjo lehtëson proçedurat dhe bën të mundur që Zhvilluesit të kenë vetëm një pikë kontakti referuar lejeve (One Stop Shop) duke optimizuar në këtë mënyrë edhe afatet branda të cilave Zhvilluesi mund të pajiset me lejen përkatëse. Proçedura nga aplikimi deri në zbardhjen e lejes zgjat 90 ditë nëse Zhvilluesi nuk sjell vonesa në plotësimin e dokumentacionit teknik.