Konkluzione

Qëllimi i këtyre reformave është plotësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për zhvillim e territorit në mënyrë që të sigurohet zhvillimi i qëndrueshëm, zhvillim ekonomik dhe mbrojtje të mjedisit nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe të burimeve natyrore. Gjithashtu vlerësohet potenciali aktual dhe perspektiv për zhvillimin e territorit në nivel kombëtar e vendor, në bazë të balancimit të burimeve natyrore, të nevojave ekonomike e njerëzore dhe interesave publikë e privatë. E shprehur ndryshe, Lejet e Zhvillimit/ Ndërtimit nuk mbeten thjesht në kuadrin e kërkesave administrative, por janë veçanërisht të rëndësishme në rritjen e e zhvillimit ekonomik, në tërheqjen e investimeve dhe sigurimin standarteve. Rrjedhimisht, synohet jo vetëm përmirësimi dhe lehtësimi i proçedurave, por edhe zhvillimi i territorit dhe ndërtimi në një mënyrë të kontrolluar, të shpejtë dhe efiçente.