Shqyrtimi

Nga praktika e deritanishme koordinimi midis AKPT-së dhe ministrive të linjës shpesh nuk ka arritur rezultate efektive pasi nuk ka struktura përgjegjëse të përcaktuara për çështje të zhvillimit të territorit. Sipas proçedurave të propozuara pranë çdo ministrie linje dhe institucioneve të tjera të cilat japin miratim/pëlqim/autorizim të Lejeve Zhvillimore/Ndërtimit ngrihen ose ekzistojnë “Strukturat Teknike për Lejet e Ndërtimit” që kanë përgjegjësi për dhënien e mendimit teknik kur kërkohet nga AZHT dhe lehtësojnë/sigurojnë marrjen e të gjitha autorizimeve apo lejeve të nevojshme nga institucionet dhe agjencitë e varësisë përkatëse, brenda afateve të caktuara nga ligji.