NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË

POLITIKA E PRIVATËSISË

 

Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) mbledh dhe përpunon të dhëna personale në mbështetje të Ligjit Nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, VKM-së Nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, e ndryshuar dhe VKM-në Nr. 725, datë 02.09.2015 “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit”, e ndryshuar.

 

Ky dokument mbi ruajtjen e privatësisë tregon mënyrën si Agjencia e Zhvillimit të Territorit ruan të dhënat personale të mbledhura në lidhje me:

 

  1. Individët të cilëve ju përkasin të dhënat në lidhje me aplikimet për leje zhvillimi apo/dhe ndërtimi, që shqyrtohen/miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit;
  2. Ankuesit ndaj veprimeve, ose mosveprimeve të Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT)
  3. Punonjësit e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT)
  4. Vizitorët e portalit www.azht.gov.al.

 

 

  1. Të dhënat në lidhje me individët/aplikantët:

 

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, të dhënat e deklaruara nga aplikuesit, mblidhen dhe ruhen në sistemin elektronik të lejeve (e-leje) dhe në dosje fizike të arkivuara.

 

Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) siguron çdo aplikues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave, i siguron me anë të një sistemi të sigurtë dhe i përdor vetëm për efekt të mbajtjes së të dhënave (arkivës elektronike), sipas ligjit Ligjit Nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, VKM-së Nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, e ndryshuar.

 

Agjencia e Zhvillimit të Territorit është e përkushtuar të zbatojë kuadrin ligjor në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit është e detyruar ligjërisht t’u bëjë të ditura dhe t’ju vendosë në dispozicion të dhëna personale, organeve gjyqësore të ndjekjes penale etj. shtetërore (p.sh: Gjykata, Prokuroria etj.), kur kërkohen prej tyre në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

 

  1. Ankuesit ndaj veprimeve ose mosveprimeve të Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT):

Kur paraqitet një ankim administrativ ose një kërkesë/ankesë nga çdo palë e interesuar ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga punonjësi i arkivës. Të dhënat personale që mblidhen përdoren vetëm për procesin e shqyrtimit të ankimit ose kërkesës/ankesës. Këto të dhëna mbahen në protokoll në një mjedis të sigurt dhe me akses të kufizuar.

 

  1. Punonjësit e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT):

 

Për çdo punonjës të AZHT, ne përgatisim dosjen përkatëse. Të dhënat e përfshira në të, mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime që lidhen drejtpërdrejtë me punësimin e personit. Kur marrëdhënia e punës me AZHT-në përfundon, AZHT ruan dosjen në përputhje me Ligjin Nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr.9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe rregulloren e brendshme të institucionit.

 

  1. Vizitorët në faqen tonë të internetit dhe sistemi e-leje:

 

Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) disponon adresën zyrtare të internetit www.azht.gov.al

Nëpërmjet kësaj faqeje, AZHT u vjen në ndihmë subjekteve fizikë dhe juridikë, qofshin këto private, apo shtetëtrore, duke ju prezantuar kuadrin ligjor që aplikohet në proceset e ndryshme hap pas hapi që nga aplikimit deri në miratimine  lejeve të zhvillimit apo/dhe ndërtimit, si dhe duke iu dhënë informacione të tjera të dobishme.

 

Për vizitorët e www.azht.gov.al, sistemi mbledh informacione standarde, për qëllime statistikore (p.sh: Për të parë se cili është numri i vizitorëve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).

 

Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) përdor një teknologji bashkëkohore për të mbrojtur sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave të subjekteve/aplikuesve, si dhe për të ndaluar aksesin në sistemin elektronik nga ana e personave të paautorizuar. Infrastruktura mbi të cilën ngrihet sistemi e-leje, është pjesë e rrjetit qeveritar GovNet. Procedurat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht me teknologji të reja.

 

Ambjenti ku ruhen serverat dhe pajisje të tjera, survejohen me kamera dhe mund të aksesohen vetëm nga persona te autorizuar.

 

Kjo politikë privatësie mbulon vetëm faqen tonë të internetit dhe jo faqet e tjera të lidhura me të. Ndryshimi apo përditësimi i kësaj politike privatësie, do t’ju njoftohet po në këtë faqe.

 

Për çdo kërkesë për informacion apo ankesë në lidhje me politikën tonë të privatësisë, mund të na kontaktoni në adresën:

 

Adresa: Rr. “Themistokli Gërmenji”, Pallati “Frashëri”, kati II, Tiranë

Tel.  042234484

e-mail: info@azht.gov.al

“Salla Ovale”, Pallati i Kongreseve. Më datë 28 Shkurt 2020, ditën e Premte ora 12:00 – 13:00 , do të zhvillohet Mbledhja e radhës e(...) 28-02-2020